leoni

Dritan Abazoviq, shpresh gatishmerinë e organizimit të takimit Kurti - Vuçiq në Mal të Zi

Dritan Abazoviq, shpresh gatishmerinë e organizimit të takimit Kurti – Vuçiq në Mal të Zi

Podgorica është e gatshme të ofrojë mbajtjen e një raundi të ri për takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, derisa shprehu keqardhje për tensionet e tri javëve të fundit në pjesën veriore të vendit. Ai u shpreh se shpreson që gjithçka të jetë duke shkuar drejt shtensionimit derisa u theksoi se “dialogu nuk ka alternativë”. Abazoviq, i cili në forumin e Prespës u takua edhe me kryeministrin kosovar, tha se Mali i Zi si shtet mik edhe i Kosovës edhe i Serbisë është i gatshëm të ofrojë mbështetje logjistike për gjetjen e një zgjidhje. Ai u shpreh rreptësisht kundër veprimeve që, sipas tij, janë “deja vu” e viteve të 90’ta.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …