leoni

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj: Blitzkreig – Lufta rrufe II

Sipas fjalorit Enciklopedik Ushtarak Shqiptar, Luftë Rrufe do të thotë:

“Luftë e shpejtë që synon arritjen e fitores mbi kundërshtarin në një kohë sa më të shkurtër, që llogaritet me javë ose muaj, mundësisht arritjen e objektivave kryesorë brenda asaj që quhet periudha fillestare e luftës.

Pariimet kryesore të Luftës Rrufe janë: “përqëndrimi dhe përhapja e shpejtë e forcave, sigurimi i befasisë strategjike, dhënia e goditjeve fillestare sa më të fuqishme për arritjen e sukseseve vendimtare qysh në betejat e para, krijimi i epërsisë në mjete e forca në drejtimin kryesor të mësymjes”

Në vitin 1941, ushtria Gjermane ishte shndërruar në një nga makinat ushtarake më të fuqishme dhe më efektive në historinë e deriatëhershme ushtarake botërore.

82 vite më pare, në qershor të vitit 1941, Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik, me një lloj lufte që ajo e kishte planifikuar të shkurtër, por për qëllime të mëdha; një lloj lufte të njohur me emërtimin:  Blitzkrieg – Lufta rrufe.

Në verën dhe vjeshtën e vitit 1941, përmes kësaj lloj lufte Gjermania naziste i shkaktoi Ushtrisë së Kuqe humbje shumë të rënda. U deshën përpjekje të jashtzakonshme nga ana e forcave sovjetike, duke angazhuar në të gjithë popullsinë dhe gjithë ekonominë e vendit, fillimisht për të ndaluar gjermanët, dhe më pas për t’i shkaktuar ushtrisë gjermane një sërë disfatash të njëpasnjëshme, të cilat luajtën një rol vendimtar në vendimin e Gjermanisë naziste për tu dorëzuar në majin e vitit 1945.

Kapitullimi i Gjermanisë naziste në vitin 1945 i dha fund strategjisë ushtarake të asaj kohe, të njohur me termin Blitzkrieg – Lufta rrufe.

Por, 82 vite më vonë ai, strategjia ushtarake e asaj kohe u risoll sërish në skenën botërore, në luftën e Ukrainës, e cila ende nuk ka mbaruar. Dhe pikërisht, në të njëjtin muaj që Gjermania naziste sulmoi atë kohë Ukrainën si pjesë e Bashkimit Sovjetik. Por këtë rradhë kjo strategji lufte u riprodhua nga ish aleatët e atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, nga Anglia dhe Amerika, por tashti për t’u përdorur sërish ndaj pjesës së mbetur të Bashkimit Sovjetik, ndaj Rusisë dhe forcave të saj ushtarake që po luftojnë në Ukrainë.

82 vite më parë gjermanët u siguruan që sulmi i tyre do t’i kapte sovjetikët në befasi si në nivelin taktik dhe operacional, madje edhe në atë strategjik, prandaj kjo goditje rrufe përbënte edhe komponentin më të rëndësishëm të asaj që quhet: Blitzkrieg – Luftë rrufe.

Fuqia e ushtrisë Gjermane në vitin 194 qëndronte në cilësinë e lartë luftarake të personelit të saj; në vendimet e optimizuara organizative – në lidhje me operacionet në grupe tankesh; te flota ajrore dhe të armëve e shërbimeve të tjera – në artin dhe taktikat e saj operacionale të nivelit të lartë; si dhe në faktin, se shumë prej sistemeve të armëve dhe teknologjive ushtarake ishin përshtatur pikërisht me objektivat strategjike të Blitzkrieg – Luftës Rrufe.

Këtë lloj strategjie gjermanët e kishin eksperimentuar fillimisht në 1 shtator 1939, kur sulmuan Poloninë dhe në vitin 1940 Francën. Kur Gjermania sulmoi B.S., ushtarakët gjermanë të të gjithë piramidës komanfuese të ushtrisë ishin të mirë trajnuar dhe me përvojë në këtë lloj lufte.

Të gjitha sa më lart i theksova për të bërë një krahasim me “Blitzkreig”-un e realizuar nga NATO-ja dhe ushtria Ukrainase në këtë qershor të vitit 2023 ndaj forcave Ruse që veprojnë në jug të Ukrainës.

Forcat ukrainase, që u angazhuan në këtë strategji të planifikuar nga gjeneralët e Perëndimit, nuk i afroheshin as edhe 10% përgatitjes ushtarake të forcave gjermane të vitit 1941. Forcat ukrinase u trajnuan vetëm dy muaj pëpara se të hidheshin në këtë lloj lufte; madje, edhe ai trajnim përbëhej vetën në përdorimin e mjeteve të blinduara Perëndimore dhe jo edhe në përdorimin në kushte operacionale dhe taktike të tyre. Plus, ai trajnim i tyre u organizua në 36 shtete të ndrydhme, ku secili shtet kishte mënyrën e vet të trajnimit, organizimit dhe taktikës së përdorimit të tyre. Dhe, të gjitha këto magësi sollën në humbjen totale të kohezionit të rendimeve ushtarake në nivel batalioni dhe brigade të ushtrisë ukrainase. Kjo do të thothë se në nivelin operacional Blitzkieg-u i NATO + Ukrainës nuk i afrohej aspak atij të Gjermanisë naziste.

Edhe pse këto forca ushtarake ukrainase u hodhën në kundërofensivë në disa drejtime, ato hasën në një mbrojtje tepër të fortifikuar, në linja fortifikimi shumë të madhe, të dëndura dhe shumë të mirëorganizuar. Plus, para se të mbërrihej në këtë linjë fortifikimi, e cila ishte ndërtuar në tre vija, përvëç që para tyre ndodheshin fusha të tëra të minuara me mina këmbësorie dhe kundratanke me një densiteti të pa parë prej nga Lufta e Parë Botërore. Madje, edhe aty ku forcat ukrainase arrinin që të çminonin një territor me anë të mjeteve të rënda çminuese, ai territor riminohej sërish nga ana e rusëve nëpërmjet teknologjisë së tyre të minimit me sistem raketor “ISDM Zemledeliye”.

Kjo është një lloj rakete që mban 20 mina të llojeve të ndryshme dhe që i shpërshen minat në pozicionin gjeografik të dhënë, të kalkuluara matematikisht, duke bërë minimin e territorit sërish, në një thellësi 5-15 km.

Një minim I tillë, e bën të pamundur përparimin e mjeteve të blindura dhe tankeve, të cilat, për t’i shpëtuar goditjes së artilerisë detyroheshin të prishnin formacionin e sulmit dhe, si rrjedhojë, binin në këto fusha të minuara, duke i kthyer ato në varreza të mjeteve të blinduara Perëndimore. E gjitha kjo do të thotë se nga ana taktike Blitzkrieg-u i NATO+Ukrainës nuk i afrohej aspak atij të Gjermanisë naziste.

Forcat ushtarake ukrainase që u hodhën në këtë Kundërofensivë nuk kishin aspak mbështetje ajrore, pasi Ukraina nuk posedon më forca ajrore, por vetëm disa avjonë dhe disa helikopterë luftarakë të cilët, ushtria ukrainase mundohet t’i përdori vetëm për objektiva strategjike dhe jo për ato taktike e operative. Gjithashtu, forcat ukrainase pjesmarrëse në këtë Kundërofensivë nuk kishin as mbulimin e nevojshëm me artileri tokësore, duke u gjendur nën mëshirën e fatit, nën sulmin e forcave ajrore ruse si dhe nën “shiun” e pandalur të artilerisë tokësore ruse, e cila në këtë kundërofensive ishte në raportin 1 me 5, në favor të rusëve. E gjitha kjo do të thotë se, nga ana e mbështetjes me flotë ajrore dhe grupe të tjera, Blitzkrieg-u i NATO+Ukrainës nuk i afrohej aspak Blitzkrieg-ut të Gjermanisë Naziste.

Dhe më e rëndësishmja, karakteristika përcaktuese e strategjisë Blitzkrieg ukrainase ishte mobilizimi i fshehtë i trupave dhe përqëndrimi dhe vendosja e tyre në rendim luftarak menjëherë pak para se të fillonte operacioni luftarak; ndërkohë që Komanda Gjermane i caktoi një rol shumë të rëndësishëm befasisë.

Ndërsa e kundërta ndodhi me Blitzkrieg-un e NATO+Ukrainës. Jo vetëm që nuk u ruajt aspak fshehtësia e mobilizimit të trupave, por përkundrazi, qysh 6 muaj para se kjo kundërofensivë të fillonte, mediat Perëndimore buçisnin nga propaganda për një kundërofensivë që do të fillonte në verë, dhe me shumë entuziazën tregonin grumbullimin e forcave ukrainase, si dhe trajnimin e tyre në disa shtete. Edhe në momentin e pozicionimit të tyre, sërish po këto media me zell të madh dhe pa ruajtur asnjë lloj sekreti ushtarak ashtu si duhet në këto raste, deklaronin futjen e trupave ukrainase në front, si dhe pozicionimin e tyre. E gjitha kjo do të thotë, se përsa i përket ruejtjes së fshehtësisë operacionale dhe strategjike Blitzkrieg-u i NATO+Ukrainës nuk i afrohej aspak asaj të Gjermanisë Naziste.

Por ky lloj Blitzkrieg-u kishte një gjë të përbashkët me atë të 82 viteve më parë. Edhe gjermanët në qershorin e vitit 1941, por edhe NATO+Ukraina këtë herë kishin dijeni të plotë për përgatitjet ruse për të përballuar këtë Kundërofensivë, kishin dijeni të plotë për linjat e mbrojtjes që ata kishin ndërtuar, si dhe për mobilizimin e forcave ruse. Dhe nuk i morën parasysh.

Në po atë mënyrë, si Gjermania në vitin 1941, edhe këtë rast, lufta kundër Rusisë u projektua më shumë në formën e ideologjisë dhe objektivave politike dhe ushtarake, por jo në mobilizimin total të burimeve apo fuqive luftarake.

Ashtu si gjermanët 82 vite më parë edhe tashti NATO+Ukraina supozuan se natyra e shpejtë e kësaj lufte kundër ushtrisë ruse do të mund të bëhej e mundur pa qënë nevoja të angazhohej një grumbullim shumë herë më i madh në rezervave të mjeteve, trupave dhe municionit ushtarak sesa sasia e atyre që do të hynin në Kundërofensivë.

Njësoj siç ndodhi edhe me operacionin Blitzkrieg “Barbarosa” në vitin 1941, edhe ky i këtij viti ishte thjesht një plan lufte pa inventarin e nevojshëm luftarak në forca e mjete dhe pa rezerva, thjesht një fushatë me një akt.

Në periudhën kur gjermanët planifikuan në fshehtësi operacionin e tyre të atëhershëm, në shtatot të 1940 ata ngarkuan nën/kolonelin Bernhard von Lossberg që të bënte një studim mbi mundësitë e reagimit të sovjetikëve ndaj këtij lloj operacini që ata po përgatisnin të zhvillonin në vitin 1941. Nën/Koloneli Lossberg doli në tre përfundime, sipas të cilave Ushtria e Kuqe do të mund të reagonte:

1) Forcat sovjetike do të jepnin një goditje parandaluese ndaj forcave gjermane përpara se këto të arrinin të përfundonin arritjen strategjike.

2) Forcat sovjetike do të zhvillonin beteja mbrojtëse në zonat e tyre kufitare për të mbajtur me ço kusht territorin.

3) Forcat sovjetike do të tërhiqeshin në brendësi të territorit duke, por me luftime mbrojtëse dhe kundërsulme.

Gjermanët, pasi u njohën me përfundimet e mësipërme, të nxjerra në vitin 1940, menduan se sovjetikët do të aplikonin opcionin (përfundimin) numër 2 (dy).

Ndërsa NATO+Ukraina në vitin 2023 menduan se Rusët do të aplikonin opsionin numër 3 (tre), dhe as që i morën në konsideratë dy opsionet e para të studimit të vitit 1940.

NATO + Ukraina menduan se rusët do tërhiqeshin në panik sapo të shihnin një goditje të përqëndruar me mjete të blinuara, edhe pse ukrainasit ishin pa asnjë lloj mbështetje ajrore dhe as me mbështetjen e domosdoshme me artileri, si dhe pa asnjë lloj rezerve ushtarake në trupa dhe mjete luftarake, duke qenë të bindur se do të rimerrnin Krimenë për 30 ditë.

Ashtu si gjermanët në vitin 1941, edhe NATO + Ukraina në 2023 nënvlerësuan totalisht forcat ruse, nënvlerësuan aftësistë e tyre operacionale dhe taktike, nënvlerësuan përgatijten e tyre për të përballuar një operacion të tillë, si dhe, mbi të gjitha, nënvlerësuan mobilizimin e forcave dhe të Rusisë në këtë luftë.

Këta janë shkaqet pse ukrinasit u gjendën në një disavantzh total në këtë Kundërofensivë.

Dhe më së miri kjo pëmblidhet në përgjigjen që Herman Gering, numri dy i Gjermanisë Naziste, që ai i jep në gjyqin e Nyrenbergut, Kryetarit të asaj Gjykate, amerikanit Xhekson, kur ai e pyeti : “Për mendimin tuaj, cila është arsyeja e katastrofës së shtetit fashist?”

Geringu përgjigjet: “U gabuam në vlerësimin e kundërshtarit. As i kemi njohur e as i kemi kuptuar ndonjëherë rusët. Kanë qënë dhe mbeten enigmë për perëndimin”. (Aleksandër Zviagincev “Kronikë e procesit të Nyrenbergut”, Tiranë 2019, fq. 428).  Nuk thuhet më kot, se historia përsëritet!

11 Dhjetor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Moti duket sikur është përmirësuar por ka filluar era e dimrit. Fryma e ftohtë që …