Besoj të gjithëve ju kujtohet kur, në fillim të vitit 2019, Veziri i vilajetit të vogël që e njohim me emri Shqipëri, elaboronte nëpër ekranet e “pavaruara” televizive të vilajetit për KÇK-të (Kap Ça të Kapësh) që sipas Ramës: “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”.
Por kur Rama bilbiloste për këtë lloj grupi, ai e përjashtonte nga ky grup institucionet e tij të qeverisjes e të administrates shtetërore.
Sot, pikërisht kam vendosur t’ju tregoj për një institucion që i përshtatet dhe i përmbush të gjitha kriteret e KÇK -së.
Dhe ky institucion quhet ALB-KONTROLL.
Kjo është kompania shtetërore që ofron shërbime të lundrimit ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Thënë shkurt, është kompania që merret me manaxhimin e trafikut ajror në vilajetin tonë.
Para dy ditësh kjo kompani ka hapur një tender public, që parashikon të zhvillojë një studim fizibiliteti lidhur me plotësimin e infrastrukturës së trafikut ajror për Aeroportin e Kukësit.
Do thoni ju se nuk ka asnjë asgjë të keqe.
Por problemi qëndron se ky aeroport prej mëse dy vitesh është i mbyllur.
Që do të thotë se nuk ka asnjë lloj fluturimi për dhe nga ky aeroport, që do të thotë se nuk ka asnjë lloj trafiku ajror në dhe rreth këtij aeroporti.
Dhe, këtu pastaj lind pyetja: Si do bëhet ky studim, mbi çfarë të dhëna do bazohet kur nuk ka asnjë lloj fluturimi në këtë aeroport?!
Por kjo nuk është çudia më e madhe.
Po të shohim specifikimin e arsyes së këtij studimi ku thotë:
“Furnizuesi i shërbimeve do të mbështesë Albkontroll-in në përzgjedhjen e zgjidhjes më të mirë nga opsionet e ndryshme për Kullat e Trafikut Ajror.
Fondi limit është caktuar 16.2 milionë Lekë (të reja).
Është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në konsideratë skenarët e mëposhtëm:
- Ndërtimi i një Kulle Betoni në Kukës;
- Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme;
Mbajini shënim këto dy pika, se tashti fillon pjesa më e bukur.
E para thotë: “Ndërtimi i një Kulle Betoni në Kukës”, ndërkohë që Kukësi e ka një kullë të tillë!
Natyrisht, ajo kullë nuk është në nivelin e kullës së Tiranës, por për aeroportin e Kukësit është shumë efiçente. Pastaj, mos harroni më kryesoren, në aeroportin e Kukësit nuk ka asnjë fluturim që dy vjet.
Kujt do i shërbejë kjo Kullë, kur aty jo vetëm që nuk fluturohet që dy vjet, por kjo Qeveri nuk ka asnjë lloj projekti ose ideje se si ta rivëjë në punë këtë aeroport.
Tashti le vimë te pika më intersante, që është pika e dytë, e cila thotë “Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme”.
Në maj të vitit që shkoi një ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit Albcontrol ka dhënë një tender 550 milionë lekë pa asnjë lloj gare.
Por për çfar ishte ky tender do pyesni ju.
Ky tender sipas vetë Albcontroll ishte për “Procedura e prokurimit lidhet me sigurimin e kullës së kontrollit mobile në Aeroportin e Kukësit me gjithë pajisjet e nevojshme”.
Ashtu si mund ta lexoni edhe vetë është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ky institucion nën kontrollin e Belinda Ballukut për hesap të Vezirit të madh të vilajetit të vogël, vjet ka hapur një tender që ja ka dhënë një kompanie të vetme në konkurim për blerjen e një kulle mobil (Të lëvizshme).
Ndërsa sivjet po ky institucion ka futur në tenderin e kësaj rradhe sërish blerjen e po kësaj kulle që sipas llogjikës duhet të jetë blerë vjet, dhe duhet të gjendet në aeroportin e Kukësit.
Po në rast se kjo kullë e lëvizshme është blerë njëherë, përse i duhen dy kulla të tilla kësaj Albcontrollit, kur për më tepër në këtë aeroport nuk ka fare trafik ajror?!
Apo mos vallë kjo kullë nuk është blerë fare vjet!
Ndoshta AAC- Autoriteti i Aviacionit Civil, institucion ky që duhet të mbikqyri edhe Albcontroll, por edhe aeroportin e Kukësit mund të japi një përgjigje për këtë kullë.
Por çudirat e Albcontroll-it me aeroportin e Kukësit nuk kanë të sosur.
Në periudhën Maj – Qershor të po këtij viti, ky institucion ka hapur një tender publik për “Sigurimi i infrastrukturës për ofrimin e shërbimit të Informacionit të Fluturimit në Aeroportin e Kukësit, përfshirë pajisjet e nevojshme”.
Sërish jemi në të njëjtin qerfull.
Kujt do i afrojë shërbime infromacioni për fluturimet kjo kompani kur në këtë aeroport nuk ka snjë lloj fluturimi?!
Në vilajetin tonë të govël me hajdutë të mëdhej kemi një shprehje që thotë: “ Fshati që duket, nuk do kallauz (udhërrëfyes)”.
Dhe ky fshtai Albcontroll duket që ka bërë e po bën tendera vetëm për të vjedhur.
Pra i plotëson të gjitha kriteret për të hyrë në KÇK-në e Ramës.
Por ajo që mbetet enigmë është, kjo KÇK, është duke punuar vetëm për hesap të Belindës, apo Veziri i madh i vilajetit të vogël merr edhe ai përqindjen e tij?
Kur sheh se si këto institucione shtetërore vjedhin e abuzojnë kaq hapur me pushtetin e me financat që i përkasin këtij populli, pasi hapësira ajrore është pronë kombëtare e jo private e Belindës apo e Vezirit, më vinë në mendje vargjet e të ndjerit Arben Duka:
Shqipëria ime
Shqiponjë e plagosur.
Vidh e vidh të gjithë
E ti s’ke të sosur.
Nuk mjafton që po i merr paratë tona të trafikut ajror Beketi, por nuk të lënë rehat as mizat e Ballukut e të Vezirit të madh, ALBCONTROLL.
Ps: Mirë që SPAK është i zënë me lali Erin, po edhe KLSH-së, me sa po duket, nuk e di se në cilin oborr i ka humbur udha.
Tiranë, 28 dhjetor 2024