Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka shprehur shqetësimin se Serbia po vazhdon të marrë armatime nga vende të ndryshme, ndërsa Kosova mbetet e kufizuar në këtë drejtim. Goxhaj theksoi se Serbia po përgatitet për çdo eventualitet, edhe pse aktualisht nuk pritet të ketë vatra të reja konflikti. “Serbia po armatoset intensivisht, ndërsa Kosova nuk mund të blejë armatime pa miratimin e KFOR-it,” tha Goxhaj. Ai shtoi se nëse NATO angazhohet ushtarakisht në Ukrainë, Kosova do të mbetet e pambrojtur, gjë që mund të nxisë një sulm serb në veri të Kosovës. Sipas tij, Serbia na sheh shqiptarët si një rrezik të përbashkët dhe vazhdon të forcojë kapacitetet e saj ushtarake për këtë arsye.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …