Driton Çaushi

Driton Çaushi: Nuk ka arsye të ndryshohen metodat e përdoruara deri tani në Kuvend

Sot pritet  të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Lëvizja  Vetëvendosje ka paralajmëruar se veprimet për bllokimin e seancave do të jenë të njëjta, sikur ato deri tani. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se nuk ka arsye të ndryshohen  metodat e përdoruara deri më tani në Kuvend. Opozita do të jetë sot  në Kuvend dhe kundërshtimet do të vazhdojnë. Mënyra që e propozojmë që gjashtë muaj është tepër pragmatike dhe tepër legjitime në përballje me këtë pushtet që vazhdon të jetë i vendosur duke i mbështetur marrëveshjet e dëmshme për vendin”, është shprehur Çaushi.Tash për tash nuk ka të dhëna të mjaftueshme për qëndrimet e AAK-së dhe Nismës, lidhur me pengimet e seancave me gaz lotsjellës. Megjithatë Opozita qëndron unike në kërkesat drejtuar Qeverisë dhe nuk do të tërhiqet nga ato.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …