Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka shkruar se sulmet kundër Zyrës së Presidentes janë të papranueshme dhe të dënueshme, ndërsa ka ftuar organet përkatëse që të veprojnë, edhe pse pushtetit i intereson që Policinë ta përdorë vetëm që të shtypë protestat. Ministria e Brendshme dhe Policia duhet të vepronin pikërisht në raste të tilla, por pushtetit po i intereson ta përdorë Policinë vetëm që të shtypë protestat e të arrestojë opozitën. Ne sërish iu bëjmë thirrje të gjithë të pakënaqurve që në vend se të ndërmarrin veprime të tilla, të bashkohen me ne në protesta e demonstrata deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Qeveria e Kosovës duhet të largohet sa më parë, ashtu që t’iu kthehet legjitimiteti institucioneve dhe të kthehet normaliteti në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …