Driton Çaushi, thotë se marrëveshjet e fundit në Bruksel do të anulohen

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi duke  e komentuar arrestimin e një qytetari  te “Kroi i Vitakut”, ka shkruar se Republika e Kosovës nuk negociohet. “Hazir Ferati, banor i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ u arrestua  nga strukturat paralele, tanimë të rehabilituara nën uniformën e Policisë së Kosovës. Arrestimi ndodhi vetëm sepse ai tentoi ta rindërtonte shtëpinë e vet të djegur nga forcat serbe gjatë luftës. Kjo është një pjesë e realitetit që pushteti Mustafa – Thaçi po lejon të jetësohet edhe në komunat e tjera të Kosovës, nën projektin hegjemonist të shtetit serb, ‘Zajednica’. Isa Mustafa thotë se marrëveshjet janë çështje e kryer. Hashim Thaçi thotë se asnjë pikë nuk largohet nga marrëveshjet. Nuk mund të krijojmë iluzione se me këtë dyshe në pushtet debati është i mundshëm. Nuk mund të pranohen ndryshime sipërfaqësore kur dihet se marrëveshjet janë të dëmshme në tërësinë e tyre. Marrëveshjet do të anulohen. Republika nuk negociohet”, ka deklaruar Çaushi.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …