Në 10 vitet e fundit Islami radikal del të jetë problemi më i madh në Ballkan që nga rënia e komunizmit dhe Murit të Berlinit. Edhe Kosova nuk është imune ndaj këtij ekstremizmi radikal, mirëpo shteti kësaj radhe nuk e ka kryer punën e vet.
Pritjet kanë qenë tjera në Ballkanin Perëndimor, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Të paktën parashikimet kanë qenë që në emër të fes nuk do të ketë kësi krimesh makabre të heqjes së kokave. Mirëpo me gjasë jemi mashtruar të gjithë dhe nuk kemi arritur ta paramendojmë asnjëherë se një djalë nga Kaçaniku I Kosovës mund të bëj asi veprimesh monstruoze duke prerë kokën e një adoleshenti. Vetëm mysliman nuk mund të jetë Lavdrim Muhaxheri, mund të jetë kafshë, bishë e egër, por asnjëherë përfaqësues i Islamit. Ne gjithmonë e kemi mësuar Islamin modern, por të gërshetuar edhe me tradicional, ku paraprakisht ka qenë kombi, pastaj religjioni.
Prindërit dhe gjyshërit e mi, patjetër se kanë qenë mysliman dhe vazhdojnë të jenë, mirëpo asnjëherë jo tolerant ndaj të tjerëve dhe mos durues apo nxitës dhe urrejtës.
Gjuha e urrejtjes dhe e nxitjes së mos durimit patjetër që është proklamuar nëpër shumë xhami të Kosovës ku janë prezent imam të vijës ekstreme, mirëpo janë heshtur nga Bashkësia Islame dhe nga shteti. Tash së fundi doli e vërteta cullak dhe Kosova u bë top lajm në mediat e huaja për arrestimin e “40 terroristëve”.
Unë konsideroj se shteti ka dështuar kur i ka arrestuar, sepse nuk ka pasur nevojë të bëhet spektakël me ta, e as të arrestohen në prezencë të mediave. Dhe po ashtu konsideroj se të gjithë nuk mund të akuzohen për terrorizëm dhe as që janë të gjithë terrorist. Pse e them këtë, për shkak se një terrorist nëse arrestohet diku në qosh të botës bëhet top lajm në media, ndërsa në Kosova paskan folenë afër 100 “terrorist”, siç e ceku ministri në detyrë Bajram Rexhepi, kjo është absurde.
Nëse Kosova ka afër 100 terrorist, atëherë ne çdo ditë duhet ta kemi drojën se do të na shkoj koka nga këta “terrorist”. Mirëpo esenca e problemit është te zinxhiri shtetëror që në fillim i sjell grupet e rebelëve për të ushtruar në Kosovë dhe Ministri i Punëve të Jashtme del i pret zyrtarisht, dhe jep një sinjal që po duhet të ndihmohen sirianët dhe më vonë del që paska qenë krejt gabim dhe nuk duhet të shkohet atje në luftë. Pra është Ministri Hoxhaj që duhet t’i kërkohet përgjegjësi, pasi ata që shkojnë në Siri për të luftuar dhe kur të kthehen duhet patjetër të japin llogari para organeve të rendit, se për çfarë arsyesh kanë shkuar dhe kush i ka nxitur. Madje edhe udhëheqësi i Bashkësisë Islami, njeri që e ndërron kushtetutën e këtij institucioni për teke personale, duhet të vihet pra përgjegjësisë, bashkë me shefin e AKI-së, për tërë këtë dështim të zinxhirit shtetëror. Për shkak se në Kosovë po na del që më shumë paska “terrorist”, se sa në një vend në lindje të mesme, atje ku e kanë bërthamën.
Po ashtu një pik ku shteti ka dështuar dhe nuk ka arritur ta ketë kontrollin është në Organizatat Jo Qeveritare që kanë pasur qëllimin e edukimit të të rinjve në vijën Islame dhe ata i kanë detyruar shumë të rinj të marrin rrugën për Siri.
Financimi i këtyre organizatave nuk është kontrolluar asnjëherë nga shteti, vetëm se ato kanë krijuar rrjet të gjer dhe kanë shtrirë ndikim që nga pas lufta.
Dështim i shtetit ka qenë edhe mos arritja e mbylljes së kufijve për ata që kanë shkuar në Siri përmes Turqisë dhe po ashtu organet e shtetit nuk kanë arritur ta vërtetojnë se nga e kanë burimin financiar këto organizata në emër të fes.
Kjo tregon se Kosova nuk ka qenë e përgatitur për ta ndalur ekstremizmin e të rinjve dhe ndalimin e tyre për të shkuar në Siri.
Tash kemi hallin se Siguria nacionale është në rrezik për shkak se shteti asnjëherë nuk i ka marr seriozisht paralajmërimet e mediave dhe të njohësve të sigurisë, se ekstremizmi në Kosovë është duke marr përmasa shqetësuese. Vërtet e rrezikojnë sigurinë nacionale njerëzit që thirren në këtë vij ekstreme sepse sjelljet e tyre janë pa pardon për këdo që merr frymë dhe tashmë heqja e kokave është bërë modë.
Autori është drejtor ekzekutiv në organizatën joqeveritare për hulumtime Kriminologjike dhe Viktimologjike.