Driton Krasniqi

Driton Krasniqi: Rini e vendit, sakrifikoni, luftoni e mos u dorëzoni, dhe Kosovën mos e lëshoni!

Zhgënjimi i madh, mungesa e perspektivës për të ardhmen, shkalla e lartë e papunësisë, mospërshtatja e punës me profesionin, punësimet përmes nepotizmit e jo në bazë të meritokracisë, janë vetëm disa nga arsyet të cilat po i detyrojnë të rinjtë e Kosovës, që ta braktisin vendin e tyre.

Dëshira për një jetë më të mirë dhe për standard me të lartë të jetesës janë në mendjen e të rinjve të vendit tonë, gjëra këto të cilat aktualisht atdheu i tyre nuk ka mundësi të ua ofrojë.

Por, akoma ka shpresë për të ndryshuar gjërat për të mirë dhe për të ndryshuar situata!

Angazhimi, sakrifica, durimi dhe mos heqja dorë nga arritja e synimeve, herët ose vonë shpërblehen dhe në fund japin efekte dhe rezultate për secilin.

Nëse keni dështuar deri tani në arritjen e qëllimeve tuaja, mos harroni se shumë njerëz të suksesshëm kanë pasur dështime më shumë se ju, ndersa sot janë shembull dhe model  për t’u ndjekur.

“Guri i rëndë, peshon në vendin e vet”!

Të ikësh nga vendi, nuk do të thotë që patjetër do t’i arrish synimet që ke, mbase mund ta gjesh më lehtë punën, por nuk e ke ngrohtësinë e familjes, mund të fitosh para, por me to nuk mund ta blesh lumturinë, mund të njohësh njerëz të tjerë, por ata nuk e zëvendësojnë shoqërinë.

Duke kërkuar shumë, mund ta humbësh edhe atë që ke, prandaj, braktisja e atdheut nuk të garanton sukses dhe arritje të synimeve në jetë.

Si përfundim, ndiqni ëndrrat tuaja në vendlindjen tuaj, punoni shumë dhe kurrë mos u dorëzoni, dështimet e jetës le të jenë një mësim dhe eksperiencë e mirë për të ardhmen.

Ne fund të tunelit, gjithmonë ka dritë!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …