Njohësi i çështjeve politike, Driton Lajçi, ka vlerësuar se Kosova ka humbur shumë kohë për krijimin e institucioneve të reja. Ai ka thënë se qysh më 3 gusht është dashur që fituesit të zgjedhjeve t’i mundësohet e drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka theksuar se Kuvendi nuk është konstituuar për shkak se të tjerët po vendosin kushte subjektive që, sipas tij, një gjë e tillë është jokorrekte. Lajçi ka pohuar se Kosova nuk e ka luksin të humbë asnjë ditë pa institucione efikase. Ai ka thënë se bartësit e subjekteve politike dhe institucioneve duhet të jenë pragmatikë dhe t’u gjejnë zgjidhje krizave e jo të investojnë në kriza.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …