Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se Albin Kurti ka qasje antiamerikane, pasi ka fyer e poshtëruar rolin e saj derisa ishte kryeministër. Ai ka thënë se Albin Kurti ka fyer dhe ka ofenduar rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke e rrëzuar nga pushteti. “Ne nuk e kemi thënë këtë pa argumente. Këtë e ka thënë edhe vetë ambasadori Grenell, sjellja e Albin Kurtit në raport me ShBA-në nuk mund të kuptohet ndryshe përpos qasje antiamerikane”, tha Selmanaj. Kurti përdori shumë media ndërkombëtare ku fyente ambasadorin Grenell dhe fyente rolin e administratës amerikane në dialogun Kosovë – Serbi. Po ashtu, ai tha se Kurti fliste se në ShBA po e prisnin thika, harta, gjak e shampanjë, por kjo ishte gabim sepse ishte një qasje antiamerikane. LDK-ja nuk ja dha këto atribute, Albin Kurtit, thotë mes tjerash zëvendës-kryeministri, Driton Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …