leoni

Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Driton Selmanaj: Hajnat dhe hajnia e qeverisë-Kurti, po provojnë të fshihen prapa temave nacionaliste

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili provoi të arsyetojë tenderët njëburimor me çështje sigurie. Selmanaj ka thënë se hajnat dhe hajnia, po provohen të fshihen prapa temave nacionaliste! Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderëve dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milionë eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia. Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj Nagip Krasnqit?! Hajnitë, nuk ua amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës. Qeveria e shpresës u shndërrua në makth për qytetarët!”, ka shkruar Selmanaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kryeministri Kurti po tallet me procesin e dialogut, duke i gënjyer edhe ndërkombëtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij …