Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar sërish për miratimin e Projektligjit të KPM-së nga ana e pushteti. Ai  i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin  e ka quajtur diktator të vogël. Përkundër rekomandimeve nga BE, opozita, organizatat vendore dhe evropiane të gazetarëve, qeveria dhe shumica parlamentare e Albin Kurtit dje miratoj Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, përmes të cilit synon të kontrollojë dhe kufizojë lirinë e mediave. Sa ishte në opozitë, Kurti shfrytëzoi këto media për ta promovuar veten dhe shpërndarë propagandën e tij. Ishin po këto media që bënë publike aferën Pronto, nepotizmin, dyshimet për shpronësime dhe shumë e shumë skandale të tjera.

Mirëpo tani, kur mediat raportojnë për:

Miliona eurot e Martin Berishës nga GEN-i i Beogradit;

Vjedhjet në rezervat shtetërore nga Rozeta Hajdari;

Miliona euro me kontrata sekrete;

Falja e borgjeve në mënyrë të kundërligjshme;

Dështimin në ndërtimin e 160 çerdheve;

Dështimin në ndërtimin e banesave me çmim të arsyeshëm;

Dështimet e reformave në drejtësi;

Kapjen e RTK-së për të shpërndarë propagandë partiake;

Dështimin e tërësishëm në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe çdo fushë tjetër;

Nepotizmin dhe familjarizmin e skajshëm në çdo institucion publik;

 

….tani diktatori i vogël miraton Ligjin për të kontrolluar mediat.

 

Mirëpo, z. diktator, të njoftojmë se Kosova është më e madhe se Vetëvendosja dhe mendësia juaj komuniste. Nëse keni arritur që LV-në ta udhëhiqni me diktat, nuk do të lejojmë që Kosova të bjerë nën diktaturën tuaj.

 

Ashtu siç ju kanë dështuar përpjekjet për:

Kontrollimin e ekonomisë përmes ligjit të çmimeve,

Kapjen e Prokurorisë përmes Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

Shuarjen e sindikatave sepse kërkojnë kushte më të mira të punës;

Dëmtimin e administratës shtetërore përmes Ligjit për zyrtarët publikë dhe Ligjit për paga;

Kontrollin e Shërbimit Civil të Kosovës përmes shkarkimeve të paligjshme të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës;

Shkarkimin e Bordit të OSHP-së.

Kosova ka kaluar nëpër diktatura dhe nuk do të lejojmë kurrë që të na përsëritet. Kosova është shumë e madhe për diktatorin e vogël!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …