Driton Selmanaj

Driton Selmanaj ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit pasi ajo ka shkelur Kushtetutën

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit pasi ajo  ka shkelur Kushtetutën. Ai kërkoi që zonja Nagavci  shkarkohet menjëherë, jo si akt moral por si shkelës të Kushtetutës. “MASHTI i ka dërguar letër Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar prova se ku e ka shkelur Kushtetutën. As vendet që lidhje me demokraci nuk kanë nuk i bëjnë këto gjëra. Kjo është skandaloze”, ka thënë Selmanaj. Ai ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a mendon ende sikurse në vitin 2015 se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel. “Kryeministri Albin Kurti në të kaluarën në vitin 2015 kishte deklaruar se kush e shkel ligjin është kriminel, e kush e shkel Kushtetutën është super kriminel. Kryeministër a mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel”, iu drejtua Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …