Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Driton Selmanaj: Kushtetuta ia ndalon Kosovës të ketë pretendime territoriale ndaj Serbisë(!)

Deklaratat e kryetarit,  Hashim Thaçi për bashkim e Kosovës lindore  me Kosovën, si dhe paralajmërimet e tij për organizim të referendumit për këtë çështje po vlerësohen si manipulime. Opozita dhe shoqëria civile thonë se këto deklarata kreu i shtetit po i bën për t’i arsyetuar koncesionet që do të bëhen në kuadër të dialogut. Një deputet i LDK-së ka thënë se ka disa ditë që presidenti i vendit po thotë fjalë të papërgjegjshme, të pamatura dhe po krijon përshtypjen sikur po vepron me agjenda të dikujt tjetër, jo në interesa të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës. “Ne jo vetëm që nuk kemi ligj për referendumin, por kemi edhe një nen në kuadër të Kushtetutës, i cili ia ndalon Kosovës të ketë pretendime territoriale ndaj një shteti fqinj ose t’i bashkohet ndonjë shteti fqinj. Sjellja e tij sikur dëshmon që Thaçi ka hyrë në aventura të rrezikshme, të paparashikueshme”, ka deklaruar Selmanaj duke komentuar paralajmërimin e Thaçit për referendum lidhur me bashkimin e tri komunave shqiptare të Lindjes me Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …