Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për refuzimin e marrëveshjes për gazin. Sipas tij, një ndër shtyllat kryesore me të cilat matet dhe vlerësohet serioziteti i një shteti, është edhe aftësia për të respektuar marrëveshjet ku janë të përfshira qeveritë paraprake me palët e jashtme. “Kemi bindjen e plotë që një vendim i tillë dëmton rëndë interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike të miqve tanë ndërkombëtarë, me theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz dhe me pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …