leoni

Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Driton Selmanaj: Vetëvendosja garon pa program qeverisës, qytetarët nuk duhet të mashtrohen sërish

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar në prezantimit e listës së kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e kritikuar për mungesën e një programi qeverisës për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka  sugjeruar se kjo tregon mungesë përgatitjeje dhe respekti ndaj qytetarëve. Selmanaj ironizoi me faktin se  Vetëvendosja  ende nuk ka prezantuar një platformë të re zgjedhore, duke shtuar se mund të garojë me programin e vitit 2021, pasi, sipas tij, “nuk kanë realizuar asgjë”. Albini prezantoi 110 kandidatët hibrid të Vetëvendosjes për deputetë. Edhe garojnë, edhe nuk e dinë për çka garojnë,” shkroi Selmanaj. Ai kritikoi mungesën e një plani konkret dhe e cilësoi këtë si “ofendim për qytetarët e Kosovës. Ndryshimi është domosdoshmëri, tha Selmanaj, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë dhe transparencës në përfaqësimin politik.

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …