Driton Vehbi Krivaqa (31.7.1977 - 19.6.1999)

Driton Vehbi Krivaqa (31.7.1977 – 19.6.1999)

Prindërit Vehbi e Zylfie Krivaqa lindën e rritën bijtë: Sabriun, Dritonin, më vonë që të dy dëshmorë të Kombit, si dhe Durrsanin.
Driton Vehbi Krivaqa ka lindur me 31 korrik të vitit 1971 në Dardanë. Shkollimin fillor e kreu në Dardanë në shkollën “16 Nëntori”, tani shkolla fillore “Fan Noli”. Shkollimin e mesëm në fshatin Koretin të Dardanës, ish-Kamenicë, në shkollën “9 Maji”.
Dritoni edhe pse i ri në moshë, kur organizoheshin protesta e demonstrata, e aktivitete atdhetare ishte gjithmonë në krah të vëllait Sabriut, me të cilin nuk i ndante asnjë aktivitet e ndërmarrje e përbashkët.
Kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dritoni i kishte vendosur në fshatin Gmicë dhe Strezoc të komunës së Dardanës. Fillimisht Dritonit iu ngarkua detyra për bartjen e armatimit por edhe për sigurimin dhe bartjen e medikamente mjekësore, nëpër vende të ndryshme.
Gjatë një kohe ka qenë edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në frontin e Marecit, tek Njësiti i Lagjes në Malësinë e Zonës Operative e Karadakut në “Brigadën 172” Isa Kastrati.
Edhe Dritoni kishte kontakte e bashkëvepronte me luftëtarët e lirisë e veçmas me vëllanë e tij, Dritonin me të cilin nuk i ndau as vdekja.
Në kohën kur forcat serbe kishin filluar të tërhiqeshin sipas Marrëveshjes së Kumanovës të 10 qershorit të vitit 1999, Sabri e Driton Krivaqa së bashku me luftëtarin, Agush Isufi, gjatë ndjekjes së kriminelëve serbë kishin kapur të gjallë gjeneralin e ushtrisë serbe, Milivoje Simiç dhe inspektorin e lartë të UDB-së, Negovan Arsiq, të cilët kishin qenë me shërbim në Fushë Kosovë. Pastaj i kishin dërguar për t u marrë në pyetje për krimet e tyre në Shtabin Lokal të UÇK-së për Dardanë, i cili asokohe ishte i vendosur në Koretin. Mirëpo pas marrjes në pyetje i kishin liruar. Serbët lokalë të cilët ende nuk ishin tërhequr tanimë kishin kuptuar se cilët ishin luftëtarët e UÇK-së të cilët po i gjurmonin kriminelët.
Më 19 qershor të vitit 1999 luftëtarët e lirisë, Sabri Krivaqa, Driton Krivaqa e Agush Isufi, derisa ndodheshim te “Tregu i Gjelbër”, në qendër të qytetit të Dardanës, disa ushtarë dhe policë jugosllavë, konkretisht, Çedo Dunçiç me të dy djemtë e tij dhe i vëllai Milivoje Dunçiç, befasisht i sulmojnë me armë zjarri tre luftëtarët e lirisë.
Sabriu e Dritoni fillimisht janë varrosur nga familja në varrezat e Dardanës, ish-Kamenicë, ndërkaq në nëntor të vitit 1999, janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve, në Dardanë, ku ndodhet edhe memoriali i dëshmorëve të UÇK-së . Një pllakë përkujtimore iu është ngritur në afërsi të vendit të rënies, në Dardanë dhe një tjetër në Gjyrishec të Dardanës, te fshati i bashkëluftëtarit të tyre, Agush Isufi, i cili ishte vrarë në pritë nga serbët në të njëjtën ditë me vëllezërit Sabri e Driton Krivaqa.
Shkrime për Dëshmorin janë botuar në Radion Kosova e Lirë dhe Revistën Kosova e Lirë. Sabriu ka lënë pas vete prindërit: Vehbiun e Zylfijen dhe vëllanë, Durrësanin i cili ka pagëzuar djalin e tij me emrin e xhaxhait, dëshmor, Sabri Krivaqa. (Florim Isufi)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …