Qeveria e Kosovës

DS: Mbështetja për mandatarin Haradinaj s’është kushtëzuar me kërkesa të qarta por me pozita dhe interesa

Përderisa mediet serbe njoftojnë se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë kushtëzuar votën e tyre për Qeverinë Haradinaj me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Partia Demokratike e Serbisë njofton se mbështetja për Haradinaj është ofruar pa asnjë kusht. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se mbështetja për mandatarin Ramush Haradinaj nuk është kushtëzuar me kërkesa dhe parime të qarta, por me pozita dhe interesa. Serbët në Kosovë nuk janë në gjendje të zgjedhin liderët e shqiptarëve dhe se konsideron të papranueshme faktin që Lista Serbe mbështet Haradinajn dhe hyrjen në qeveri, pasi që serbët në Kosovë nuk e dinë se cilat do të jenë përfitimet që do të kenë nga ky koalicion, theksohet në komunikatën e Partisë Demokratike e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …