Pak ditë para festës së Vitit të Ri, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e Shoqatës Handikos, duke i gëzuar të vegjlit në prag të ndërrimit të moteve. Në këtë aktivitet ka qenë e pranishme edhe drejtoresha Rrezarta Hasani – Ibrahimi, e cila duke bërë shpërndarjen e dhuratave, u ka uruar fëmijëve një vit të mbarë me shëndet të plotë dhe suksese në jetë.