DSHMS në Skenderaj kanë mbajtur takim informues me drejtorët e shkollave

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit kanë mbajtur takim informues me drejtorët e shkollave, rreth projektit të vizitave sistematike të cilat do të realizohen në të gjitha shkollat fillore të komunës së Skenderajt. Drejtoresha e DSHMS-së, Rrezarta Hasani Ibrahimi theksoi se me anë të këtyre vizitave do të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve, identifikimi i deformiteteve, anomalive apo sëmundjeve specifike për moshën, si dhe do të ndërmerren masa për parandalimin dhe korrigjimin e tyre, ndërsa drejtori i DKA-se Kastriot Duraku ofroi mbështetje të plotë në realizimin e këtyre vizitave.

May be an image of 8 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …