DSHP në Rahovec me kompaninë, EAE-NJAZ, ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbetjeve inerte në rrugën transite

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec, me angazhimin vullnetar të kompanisë, EAE-NJAZ, ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbetjeve inerte në rrugën transite, për të vazhduar ditëve në vazhdim edhe në pjesë të tjera, që të ketë një mjedis të pastër për të gjithë. Eliminimi i këtyre deponive të mbeturinave inerte është bërë dhe vitin e kaluar, porse fatkeqësisht, qytetarët e papërgjegjshëm ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende të ndaluara, duke ndotur mjedisin tonë të përbashkët. Ndotja e mjedisit, hudhja e mbeturinave vend e pavend, nuk do të tolerohet. Për këtë qëllim, inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në terrren dhe do të gjobitë të gjithë ata persona që hedhin mbeturina apo i djegin ato. Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme për të gjithë ne dhe gjeneratat që vijnë!

Mund të jetë një imazh i mal

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …