Duda Balje

Duda Bala: Baca Jakup është vet LIRIA e Kosovës, kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ”gjykatë”

Deputetja nga komunitetet në Kuvendin e Kosovës, Duda Bala, ka reaguar pas arrestimit ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Balje ka deklaruar se Jakup Krasniqi është vet liria, teksa ka kërkuar falje që ka votuar formimin e Speciales. Baca Jakup është vet LIRIA ! Jam thellësisht e tmerruar me format e veprimit të sotëm ndaj Baces, Jakup dhe familjes së tij! Kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ” gjykatë speciale”! Më vjen shumë keq, sinqerisht që votuam në atë kohë. Deputetët e tjerë shqiptarë, përveç ndonjëç rasti nuk janë penduar as pendohen, meqë i kanë punët paç me gjykatës, ashtu sikur i kanë pasur  gjithmonë edhe me gjykatat e Jugosllavisë e të Serbisë. Shembulli i deputetes Duda Bala, e cila përfaqëson boshnjakët e komunitetet e  tjera të Kosovës, nuk është vetëm grusht i fortë kundër deputetëve  shqiptarë, që katër vjet më parë votuan Gjykatën Speciale, kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …