Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Bala, përfaqësuese e Grupit 6 dhe zëvendës-kryetare e dytë e Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka bërë të ditur se deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë kushtëzuar shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, me një zëvendës-komandant të FSK-së dhe një drejtor të AKI-së. Këto kërkesa serbët si duket i kishin kushtëzuar edhe me rastin e votimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Kosovës. Deputetja, Duda Bala këto të dhëna i ka paraqitur në tryezën, “Monitorimi i sektorit të sigurisë së Kosovës: mars-korrik 2016”, e cila është organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …