Duda Balje

Duda Bala, ka thënë se në Kosovë mbretëron gjendje alarmante sa i përket dhunës kundër grave

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Bala, ka thënë se në Kosovë mbretëron  gjendje alarmante sa i përket dhunës ndaj gruas. Jemi duke provuar që ta përmirësojmë gjendjen, por nuk jemi shumë të suksesshëm. Kemi një praktikë që kur ndodh diçka ne jemi shumë radikalë, më pas prapë heshtje. Jemi në rrugë për të ndërtuar një ligj të ri kundër dhunës ndaj grave dhe jemi gati praktikisht për leximin e parë pas pushimeve. Kemi një ligj më radikal, por kemi një sistem ku gruaja në Kosovë nuk është e sigurt as në shtëpi. Këtu kemi shumë probleme, prandaj duhet që prej hapit të parë, që është polici, që shkon në vend të ngjarjes ose pas lajmërimit të dhunës, deri në momentin e fundit të jemi shumë më seriozë. Jemi duke reaguar çdo ditë, por prapëseprapë nuk kemi pasur shumë sukses. Për fat të keq, edhe kuvendi, qeveria, Ministria e Drejtësisë dhe organizatat joqeveritare jemi në një zë kundër dhunës ndaj gruas, por gjendjen e kemi shumë alarmante. Duhet të punojmë dhe ta ngremë zërin më shumë. Kemi problem edhe në shtëpi edhe në mënyrën qysh jemi duke rritur fëmijët, prandaj të gjithë duhet të bëjmë një hap përpara, tha mes tjerash Duda Bala.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …