Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Bala ka bërë thirrje që të mbrohen vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës. Ajo thotë se dikush po mundohet të uzurpojë ato vende të garantuara edhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Duda Bala u ka bërë thirrje edhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problem. “Ne u bëjmë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse askush nuk ka të drejtë të shtrembërojë brutalisht vullnetin elektoral të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë”, shkruan ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …