Duda Bala

Duda Bala: Lista serbe kërkon vota për vete, edhe pse i kanë vendet e rezervuara

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Bala, ka thënë se janë bërë gati për fushatë dhe zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.  Ajo foli edhe rreth problemeve që kanë me Listën Serbe rreth përfaqësimit të minoriteteve brenda Kuvendit të Kosovës. Lista serbe kërkon vota për vete, edhe pse kanë vendet e  rezervuara dhe deri tash nuk kanë pasur konkurrencë e për këtë për ta ka qenë e lehtë të fitojnë 10 vende brenda Kuvendit. Pas deklarimit të ish-ministrit Rakiq ne dyshojmë se ata janë të interesuar edhe për më shumë ulëse”. “Ata tashmë kanë filluar iniciativën e re të boshnjakëve dhe romëve në Mitrovicë dhe Graçanicë – kjo ende mbetet vetëm dyshim pasi nuk jemi të sigurt, por ne mund të shohim një plan sepse ata moti janë duke bashkëpunuar me goranët brenda Parlamentit dhe tash ndoshta janë të interesuar për të siguruar edhe një vend boshnjakëve dhe romëve”. Duda Bala  tregoi se Lista Serbe ka synim të marrë 2 të 3 brenda Kuvendit të Kosovës dhe kjo gjë është e rrezikshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …