leoni

Duda Balje

Duda Bale: Boshnjakët në Kosovë kanë më shumë të drejta sesa boshnjakët në Bosnje e Hercegovinë

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Bale, në një televizion të Bosnjës e Hercegovinës ka folur për të drejtat e boshnjakëve në vendin tonë.  Ajo ka thënë se ne në Kosovë kemi më shumë të drejta sesa kanë boshnjakët në Bosnjë. Përfaqësimi, për shembull, jeni shumë pak të përfaqësuar bazuar në numrat sa jeni, ndërsa ne, 30 mijë boshnjakë, kemi 3 vende në Parlament, kemi ministër, kemi pesë zëvendësministra, kemi ndoshta rreth 20 këshilltarë në Qeveri, kemi nënkryetar në Prizren, në Dragash, në Pejë, do të thotë, jemi gjithkund nëpër Kosovë. Kemi të drejtën në gjuhë, lajmet i kemi në gjuhën tonë, Boshnjakët në Kosovë pranohen shumë mirë nga shqiptarët. Ata  as para luftës, e as pas saj, nuk i kanë bërë keq shqiptarëve, madje ata luftojnë për Kosovën. “Në të gjitha fakultetet, universitetet e Kosovës, kemi vende të rezervuara. Kemi teste që janë në gjuhën boshnjake. Kemi pastaj edhe kuotat, për shembull, nëse një shqiptari i duhen 20 pikë për t’u regjistruar në një fakultet, neve na duhen 9. Praktikisht, kemi të drejtat që nuk besoj se i keni ju këtu në Bosnje, shprehet deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, zonja Duda Bale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …