Duda Balje dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane kanë dorëzuar ankesë në Supreme për anulimin e votave edhe në disa komuna përveç atyre që janë anuluar. Balje ka thënë se janë të kënaqur me vendimin e djeshëm të PZAP-së, porse presin që edhe ankesa që kanë dorëzuar sot të ketë të njëjtën përgjigje. “Ne dje kemi marrë vendimin e PZAP-së dhe unë si përfaqësuese e boshnjakëve jam e kënaqur. Kemi pasur dy pika të paqarta. Ne e kemi bërë një analizë dhe kemi paraqitur si dëshmi”, ka thënë ajo. Ajo ka thënë se shteti i Kosovës duet të mbrojë të drejtat e komuniteteve. Ndërkaq Berisha ka thënë se procesit do t’i shkojnë deri në fund. Ai ka shtuar se vendimi i PZAP-së është meritor. Berisha ka thënë se pret që Supremja të ketë vendim meritor edhe për këto komuna. Ai të hënën përmes një komunikate ka thënë se kërkojnë anulimin e votave edhe në pesë komuna. Ankesë në Supreme ka dorëzuar edhe Hoxhiq, ndërkaq anulimin e votave e ka quajtur vendim skandaloz nga PZAP-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …