Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Duda Balje tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas saj, një gjë e tillë nuk do të sjell ndryshime, por vetëm stagnim të funksionimit të shtetit. “Unë mendoj se me zgjedhje nuk mund të ndryshojmë asgjë madje mund ta bllokojmë shtetin sepse do të jetë shumë vështirë për të formuar Qeverinë dhe është në pyetja çështja e presidentit në tavolinë dhe unë mendoj se na vetëm e bllokojmë shtetin nëse shkohet në zgjedhje”, ka theksuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …