Nga të dhënat e doganave të Kosovës mësohet se duhan pirësit e Kosovës shpenzojnë rreth 60 milion euro në vit për duhan. Sipas të dhënave të doganës, gjatë vitit 2017, vlera e të hollave që janë shpenzuar për duhan ka arritur në 62 milion euro. Nga të dhënat statistikore gjithashtu mësohet se nga viti në vit, shuma e mjeteve të shpenzuara për duhan sa vjen e rritet. Gjithashtu mësohet se numri i të rinjve që konsumojnë duhan sa vjen e bëhet më i madh. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se nga vitit 2020 deri në vitin 2030, në tërë botën do të vdesin 30 milionë njerëz nga dëmet që shkakton duhani.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …