Zëvendës-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologji, Dukagjin Pupovci është cituar të ketë deklaruar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Komunën e Prishtinës është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, prandaj Inspektorati i Arsimit ka iniciuar procedura gjyqësore rreth kësaj çështje. Inspektorati ka urdhëruar Komunën e Prishtinës të mos e zbatojë vendimin që kanë marr si komunë, por që një gjë të tillë ata nuk e kanë zbatuar. Ai nëpërmjet kësaj konference ka kërkuar nga mësimdhënësit e Gjimanzit “Sami Frashëri” në Prishtinë që të mos e bojkotojnë mësimin siç kanë bërë gjatë kësaj jave, por t’i kryejnë obligimet e tyre dhe të presin reagimin e organeve të drejtësisë, pasi Inspektorati ka marr vendim dhe e ka urdhëruar Drejtorin Komunale në Prishtinë që këto vendime të mos zbatohen. Duhet ta dimë edhe një gjë, përzgjedhja e drejtorëve është kompetencë e komunës edhe atëherë kur e bënë në mënyrë të jashtëligjshme kontestimit bëhet në mënyrë ligjore të presin që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vetë sepse zgjidhje tjetër kjo çështje nuk ka, ka saktësuar, Dukagjin Pupovci.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …