BE

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ian Berg, tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara

Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës,  kryesues  aktual i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar progres në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Duke folur  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se nuk mund të gjykojë, por tha se Këshilli ka rregullat e veta dhe së shpejti do të merret një vendim. Nuk ka shumë kohë për të pritur. Është afër dhe së shpejti do të dimë se si vendos Këshilli i Evropës”, tha Ian Borg.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …