Vjosa Osmani

Duke shantazhuar deputetët dhe duke blerë disa të opozitës, Vjosa Osmani u zgjodh kryetare e Kosovës

Pas një angazhimi maksimal të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shantazhuar deputetët, duke  blerë deputetë të partive të opozitës, duke u premtuar poste qeveritare deputetëve të pakicave, pas  dy ditë votimesh e përsëritje votimesh, më në fund Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Raif Osmani është zgjedhur  kryepare (Presidente e Kosovës.) Ajo u zgjodh u në raundin tretë që ishte edhe radha e fundit  për zgjedhjen në postin e kryetares.  Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë,  ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit. Në raundin e tretë të votimit mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ishte  e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme në sallë. Gjatë seancës, ishte ulur në pjesën ku ulen deputetët e Vetëvendosjes Në raundin e dytë morën pjesë 82 deputetë. Vjosa Osmani mori 67 deputetë dhe kundërkandidati i saj Nasuf Bejta fitoi katër vota. Njëmbëdhjetë vota ishin të pavlefshme. Prej 5 nëntorit, 2020, kur Prokuroria e Gjykatës Speciale arrestoi kryetarin e Kosovës,  Hashim Thaçi vendi  kishte mbetur me ushtrues detyre të presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …