Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ligjor, drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, takoi komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqin. Në takim u bisedua për ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit dypalësh, për mbrojtjen e pyjeve në territorin e Komunës së Malishevës, pasi kunkloduan se pyjet janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë, prandaj edhe marrja e masave mbrojtëse dhe zbatimit të ligjit është urgjente, si institucione përgjegjëse, të gjithë ata që i dëmtojnë pyjet, do të sanksionohen sipas ligjeve në fuqi. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe përkujdesje për pasuritë pyjore që ka komuna e Malishevës, njëherit do të rritet partneritetin mes sektorit të pyjeve, drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, policisë në Malishevë dhe qytetarëve në mbrojtje të pasurisë publike pyjore.