Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, tha se Beogradi e legalizoi politikën e barrikadave në veri të Kosovës përmes Këshillit të Sigurisë Kombëtare, “ku lojtari më i spikatur është Aleksandar Vuçiq”, por që tani Vuçiq nuk ka kontroll mbi të gjithë njerëzit e armatosur që qëndrojnë në barrikada. “Ndikimi i Rusisë është më i madh se ndikimi i Beogradit kur bëhet fjalë për rrëshqitje të gjërave drejt konflikteve të armatosura”, ka thënë Janjiq. Rojet e armatosura të barrikadave i përkasin strukturave të ndryshme të sigurisë dhe grupeve të tifozëve. Vuçiq ka ndikim dhe kontroll mbi disa prej këtyre strukturave dhe tifozëve, por mes tyre ka edhe nga ata që kanë kryer stërvitje në Perëndim apo në kampet e ‘Wagnerit’ rus dhe ndikim më të madh tek ata kanë Perëndimi dhe Moska sesa Beogradi. Sipas tij, sa më gjatë të zgjasin barrikadat, aq më pak kontroll do të ketë Beogradi mbi to. Gjëja më e keqe është kur shteti vjen në situatë për kontrollin e institucioneve parashtetërore përmes formacioneve parashtetërore, ka theksuar Janjiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …