D. Janjiq: Mitrovica veriore është, njëri ndër vendet më të rrezikshëm, ku jetojnë serbët

Dushan Janjiq, ka deklaruar se në Serbi po vërehet gjithnjë e më shumë prania e shërbimit sekret, në politikë

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti i mirënjohur serb,  Dushan Janjiq, ka deklaruar se në Serbi po vërehet gjithnjë e më shumë prani të shërbimit sekret, në politikë dhe kjo tregon se vendi ka hyrë në një krizë siguri. “Në Serbi po shohim përditë e më shumë prani të shërbimit sekret, apo të asaj që quhet ‘shtet i thellë’ në politikë, e kjo ka ndodh edhe në këtë rast i cili ka të bëjë me një rast politik. Kjo tregon se Serbia ka hyrë në një krizë të thellë, në krizë siguri”, tha Janjiq dhe shtoi se kur dikush rrahet për qëllime politike nuk i konvenon askujt dhe kjo vetëm nxitë dhunë. “Ky është një keqpërdorim i ligjeve, Sanduluviq është kritiku më i zëshëm ndaj Vuçiqit dhe për këtë tek institucionet ekziston një frikë nga Sanduloviq dhe ai akuzohet se punon për shërbimet inteligjente britanike. Vuçiq është koordinator i të gjitha këtyre institucioneve dhe ai po rrëshqet në këtë rrugë të dhunës, e cila nuk dihet kë do ta kap”, tha Janjiq. Sipas tij, është e qartë që autoritete në Serbi po përdorin një lloj autoritarizmi, dhe kjo nuk ka të bëjë veç me Kosovën, por edhe brenda Serbisë, e kjo është në dëm të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …