Analisti i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan janjiq, ka deklaruar se në Kosovë kriza nuk do të zgjidhet shpejt, por do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Gjëja më e rëndësishme për mbijetesën e paqes së paqëndrueshme është zgjidhja e problemeve të paraushtarakëve, krimit, lirisë së lëvizjes dhe lëvizjeve të njëanshme”, ka thënë ai duke shtuar se është e nevojshme që në Kosovë të zhvillohen zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, për të normalizuar situatën. Sa i përket zhvillimeve nga rundi i ri i dialogut mes Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel, Janjiqi ka thënë se pavarësisht deklarimeve të Borrell se ishte bërë një hap i madh drejt formimit të Asociacionit, gjërat nuk shkuan mirë. U prezantua udhërrëfyesi për kthimin e serbëve në institucione. Siç kemi dëgjuar nga presidenti Vuçiq, nuk është arritur marrëveshje për këtë, por ai është i gatshëm të ulet sërish me Kurtin pas tre-katër ditësh dhe të bisedojë. Por le të jemi të drejtpërdrejtë – po flasim se si të dalim nga vakuumi institucional dhe i sigurisë që u krijua kur Lista Serbe u largua nga institucionet”, ka thënë Janjiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …