Drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë sot se kthimi i paparalajmëruar i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është tregues se është dobësuar pozita negociuese e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën. Janjiq ka thënë për “Beta” se Vuçiq ka vendosur që Listën Serbe t’ua kthejë institucioneve të Kosovës në mënyrë që të shtyjë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të planifikuara për 18 dhjetor. “Vuçiq e kuptoi se lëvizjet e tij në dhjetë ditët e fundit, kur bëhet fjalë për largimin nga institucionet e Kosovës si dhe ngritjen e tensioneve me historitë për dronët, nuk dhanë fryt. Në bisedimet me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it, ai pranoi t’i kthejë serbët në institucionet e Kosovës, ndërsa në këmbim të shtyhen zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për riregjistrimin e automjeteve”, ka vlerësuar Janjiq. Sipas tij, kthimi i Listës Serbe në institucionet e Kosovës do të jetë një mundësi për atë parti që të “spastrohet nga kuadrot”, me punën e të cilëve populli serb dhe bashkësia ndërkombëtare ishin të pakënaqur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …