Zgjedhjet për kryetar të komunave në veri të Kosovës nuk janë mbajtur në situatë normale dhe nuk kanë qenë demokratike, por është mirë që ato janë mbajtur, ka vlerësuar drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq. Ai ka shtuar se zgjedhjet kanë dëshmuar se Beogradi mund ta realizojë ndarjen e Kosovës. Janjiq ka sqaruar se është mirë që prefektët e katër komunave në veri të Kosovës janë kthyer përmes zgjedhjeve. Serbia dhe Lista Srpska nuk e fshehin se me këtë nuk është zgjidhur se kush do të jetë prefekt, por të tregohet se ekziston ndikimi dhe uniteti i Beogradit me faktorët udhëheqës serbë në veri të Kosovës” , citon n1 të ketë thënë Janjiq. “Këto zgjedhje kanë efekt pozitiv me faktin që u mbajtën, se ekziston njëfarë sundimi i ligjit, se nuk ka shkelje të mëdha. E në anën tjetër po shohim një mobilizim të madh të serbëve. Në bashkësinë ndërkombëtare ekziston vetëm një pyetje, a mos për përgatitet me këtë hap ndarja e Kosovës? Janë dy opsione për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, vazhdimi i dialogut ose ndarja. Me këto zgjedhje është dëshmuar se Beogradi mund ta realizojë ndarjen, thekson Janjiq. Ai shton se vendosja faktike e kontrollit të Beogradit në veri të Kosovës do të ishte fund i Marrëveshjes së Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …