Dojçe Welle i ka kushtuar një artikull dialogut i cili do të zhvillohet të dielën në Bruksel. Artikulli njofton se në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq gjenden në pozicione të kundërta. Gjatë gjithë kohës së dialogut, palët kanë pasur qëndrime të kundërta për statusin e Kosovës. Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshime edhe për Marrëveshjen e Brukselit. BE-ja nuk është përzier dhe nuk ka shpjeguar esencën e marrëveshjes, të cilat janë interpretuar në forma të ndryshme nga palët. Ndaj as pesë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, ajo nuk është zbatuar në tërësi. Franca, Holanda dhe disa vende të tjera ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE dhe fillimin e negociatave me Tiranën apo Shkupin. Javën që vjen do të mbahet edhe samiti i BE ku do të dihet nëse ky proces do të vazhdojë apo jo, thuhet në mes tjerash në artikullin e Dojçe Welles.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …