DW: Qarqe qeveritare në Berlin saktësojnë se ka ardhur momenti i së vërtetës, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

DW: Qarqe qeveritare në Berlin saktësojnë se ka ardhur momenti i së vërtetës, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Qarqe qeveritare në Berlin, kanë deklaruar se ka ardhur momenti i së vërtetës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i kancelarit gjerman,  në Berlin, bën të ditur Radio-Dojçe Vele. Me këtë rast në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta. Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që të dyja  vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë, tha zyrtari. Tani pritshmëritë janë të  qarta si ato të kryetarit  francez Emmanuel Macron dhe  të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Status-quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në mollë sherri për çdo çështje. Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas këtij plani kryetari i  Serbisë, Aleksander Vuçiq,  nuk ka nevojë  të njohë shtetësinë e Kosovës, me qëllim për  t’ i hapur rrugë anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare, sidomos në OKB. Në këmbim të këtij lëshimi Serbia do  të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, shkruan mes tjerash Dojçe Vele.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …