Dy autobusë me udhëtar shqiptar brenda tyre, janë goditur me gurë gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë

Dy autobusë me udhëtar shqiptar brenda tyre, janë goditur me gurë gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë. Zyrtar të agjencisë turistike “Fjolla Impex” kanë bërë të ditur se fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk është lënduar asnjë udhëtar. “Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhë, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesantës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mujt me i gjetë ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusa i kanë sulmu”, është cituar të ketë thënë një zyrtari i kompanisë “Fjolla Impex” për Express.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …