Dy avionë amerikanë, F-16 Falcons, do të kryejnë stërvitje dypalëshe, ajër-tokë me forcat e Bosnjës në Tuzëll dhe në rajonin e Bërçkos

Dy avionë amerikanë, F-16 Falcons, do të kryejnë stërvitje dypalëshe, ajër-tokë me forcat e Bosnjës në Tuzëll dhe në rajonin e Bërçkos

Dy avionë F-16 Falcons të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kryejnë stërvitje dypalëshe, ajër-tokë me forcat me shërbim të kualifikuar për të drejtuar veprimet e avionëve ushtarakë të ushtrisë së Bosnjë e Hercegovinës në Tuzëll dhe rajonin e Bërçkos. Ky trajnim dypalësh është një shembull i bashkëpunimit të avancuar ushtarak që kontribuon në paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, si dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të garantuar integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës  përballë aktivitetit anti-Dayton. Shtetet e Bashkuara kanë nënvizuar se Kushtetuta e këtij shteti  nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane,  në Sarajevë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …