Dy avokatet Jalldize Kastrati dhe Rabije Cenalia të zgjedhura nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës pas shkarkimit të Artan Simonit, kanë zgjedhur të mos e marrin përsipër çështjen. Në këto kushte, duke iu referuar listës së avokatëve GJKKO-ja caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoreskun, të cilës i la kohën e nevojshme për t’u njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht avokates Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha. Sipas vendimit të gjykatës, Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj në Byronë Kombëtare të Hetimit.
