Dy degë në Ferizaj dhe në Pejë, janë ndarë prej partisë GUXO dhe kanë vendosur që të shuajnë aktivitetin e tyre përkrahës ndaj Donika Gërvallës dhe Faton Pecit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Dega e Ferizajt që drejtohet nga Burim Meta ka shprehur pakënaqësitë me mënyrën se si po drejtohet partia, ndërkohë Dega e Pejës në reagimin e sotëm kanë treguar se shkak i mospërkrahjes për Gërvallen dhe Pecin është fakti që kjo degë s’është përfshirë me kandidatë për deputetë fare, ndonëse thonë se kanë pasur sukses në zgjedhjet e fundit. Donika Schwarz, ka thënë se gjithmonë do të ketë persona të cilët reagojnë kur s’përfshihen në listë për deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …