Dy fshatra të Malishevës, bëhen me ndriçim

Në Bellanicë dhe Kijevë të komunës së Malishevës, ka filluar implementimi i projektit për rregullimin e ndriçimit në hapësirat publike, përkatësisht ndriçimi i rrugëve në këto dy vendbanime. Po ashtu, ndriçimi do të rregullohet edhe në disa lagje të qytetit të Malishevës. Punimet i ka inspektuar edhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i cili tha se shumë shpejt do të përfundoj rregullimi i ndriçimit në Bellanicë dhe Kijevë.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se projekti ka filluar dhe po realizohet sipas planifikimit, ndërsa brenda pak ditëve, do të lëshohen dritat përgjatë rrugëve, ku edhe është frekuentimi më i madh i qytetarëve.

Gjatë debateve me qytetarë, muaj më parë, drejtori Morina kishte premtuar se këtyre vendbanimeve do t’iu ndryshohet pamja, pasi Komuna e Malishevës, ka projekte konkrete, përfshi edhe rregullimin e ndriçimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …