Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë, kundër vendimeve të shqiptuara nga shkallët e gjykatave të tjera. Gjykata Speciale tashmë ka caktuar panelin e gjyqtarëve i cili përbëhet nga; Ektarina Trendafilova, Kristine van den Wynget dhe Daniel Fransen. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nga Nasim Haradinaj është paraqitur më 2 maj 2023, ndërsa ajo e Hysni Gucatit është paraqitur më 3 maj 2023. Tre muaj më parë, Shkalla e Dytë e Gjykata Speciale u ka ulur dënimin vetëm me nga 3 muaj, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …