Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u kanë vazhduar paraburgimi. Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatit të tyre për mbrojtjen në liri, duke lënë në fuqi kështu masën e paraburgimit, derisa të shpallet aktgjykimi për ta. Pritet që ata brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës kur edhe do të jepet verdikti. Hysni Gucati, edhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.
