leoni

PDK

Dy kryetarët nga PDK-ja që udhëheqin me komunën e Zveçanit e Zubin Potokut nuk pajtohen për largim përmes peticionit

Dy kryetarët nga radhët e PDK- së që po udhëheqin komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë kundërshtuar largimin e tyre përmes peticionit. Ata preferojnë arritjen e një marrëveshje me kryeministrin. Ndërkaq, në anën tjetër, për krerët e shtetit peticioni është opsioni favorit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Se duhet të mbahen zgjedhje të reja në veri pas gjithë tensioneve që përcollën veriun, është arritur dakordim. Për të shpallur zgjedhje të reja, janë disa mënyra, mirëpo për Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën, mënyra “më demokratike” është përmes peticionit të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve në listën votuese. Njëjtë nuk mendojnë kryetarët e dy komunave veriore – Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Ilir Peci në Zveçan. Që të dy janë deklaruar kundër peticionit, si mënyrë për t’i larguar ata nga postet që kanë marrë si rezultat i zgjedhjeve të 23 prillit. Ata preferojnë arritjen e një marrëveshje me Qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …